Buci: Për shkak të sjelljeve të tij, Gani Gërminë nuk e shihja në finale

9 months ago 34

Darka e banorëve të nominuar ka nisur, teksa nuk po mungojnë as pyetjet pikante.

“Ti asnjëherë nuk ke dalë i preferuar. Përse mundohesh të mësosh të tjerët si të luajnë kur vet askund nuk je?”, ka qenë pyetja që iu drejtua Ylli Dervishit.

“Nuk e di se si më sheh publiku, s’kam dalë i preferuar aty e di publiku, unë e kam bërë punën time dhe asaj i qëndroj nga pas”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“I pa-preferuar s’kam dalë kurrë, edhe kam qenë në votim me Ganiun, kam dalë para tij, edhe pse në finale se kam menduar kurrë në finale”, ka thënë Buci.

Buci dhe Ganiu kanë pasur përplasje të mëdha brenda shtëpisë më të famshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata ndonëse ishin miq jashtë, brenda kanë diskutuar për shumë gjëra, e shpesh kanë kaluar edhe në ofendime.

Ylli në një moment tha se do ta çojë Ganiun në polici për shkak të disa informatave që ka dhënë. /Telegrafi/

Read Entire Article