Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të Shengenit

10 months ago 41
23:40 01/01/2024

Pas shumë vite pritje, Rumania dhe Bullgaria hynë në zonën Shengen me të drejta të kufizuara nga 31 marsi 2024, një veprim i vonuar prej kohësh që kishte rritur tensionet midis kryeqyteteve.

Më 31 mars, në të njëjtën ditë kur nisin fluturimet drejt dhe nga Rumania dhe Bullgaria, udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më të tregojnë pasaportat dhe do të nisen nga të njëjtat terminale Shengen si vendet e tjera të BE-së. E njëjta do të jetë e vlefshme për pasagjerët me traget.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se kontrollet për kufijtë tokësorë do të mbeten në fuqi.

“Një hap i shumëpritur për qytetarët rumunë dhe bullgarë që të gëzojnë lirinë e lëvizjes me perspektivën se edhe kontrollet në kufi do të hiqen njëlloj edhe në të ardhmen”, shprehet Michel.

Ndërsa aeroportet dhe portet detare janë një hap i parë i mirëpritur, kufijtë tokësorë mbeten vendimi më thelbësor për një rajon që ka vuajtur prej kohësh të hiqen kontrollet.

Pas viteve të dështimeve procesi tani është i pakthyeshëm, postoi kryeministri rumun Marcel Ciolacu në Facebook, duke shtuar se bisedimet për kufijtë tokësorë do të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Ministri bullgar i financave Assen Vasilev tha se nuk do të ndjehet efekti i plotë për ekonominë bullgare derisa të hapen kufijtë tokësorë.

Austria, e cila ka kohë që ka penguar pranimin e dy vendeve në Shengen, mbetet kundër heqjes së kontrolleve në kufijtë tokësorë pas një rritjeje të migrimit të parregullt këtë vit. Sipas një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Vjena hoqi veton e saj në hapin e parë të anëtarësimit në Shengen me kusht që Bukureshti dhe Sofja të bëjnë më shumë për të ndaluar emigrantët në kufijtë e tyre.

Me zgjedhjet parlamentare austriake që priten në vjeshtë dhe një parti e ekstremit të djathtë anti-emigrant, qeveria do t’a ketë të vështirë të miratojë anëtarësimin e plotë të dy vendeve në Shengen vitin e ardhshëm. Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan BE-së në vitin 2007 dhe plotësuan kriteret e hyrjes në Shengen deri në vitin 2010, por anëtarësimi i tyre në zonën pa kufij u shty për shkak të shqetësimeve rreth korrupsionit dhe rritjes së numrit të emigrantëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article