Ndeshja me Çekinë, Sylvinho: Kemi avantazhin që luajmë në fushën tonë

4 hours ago 39

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho e konsideron tepër të luftuar sfidën me Republikën Çeke. Ai pranon se në favorin e rivalëve janë pikët, ndërsa në atë të kuqezinjve, mbështetja e tifozëve.

“Ata kanë një avantazh të vogël, pasi kanë një pikë më shumë. Nesër duhet të futemi në fushë për të marrë 100% tonë. Luajmë para tifozëve tonë dhe ky mund të jetë avantazhi ynë. Është një skuadër shumë e fortë. Trajnerin e kanë shumë inteligjent, por edhe futbollistë shumë të mirë fizikisht. Ne do të futemi në fushë me lojën tonë dhe me cilësitë tona shumë të mira teknike. Do të shikojmë edhe në stërvitjen e fundit se si do të vendosim skuadrën”, tha trajneri.

“Kemi dy-tre futbollistë që kanë shfaqur probleme. Myrto Uzunu nuk është një numër 9, por shumë i mirë për të luajtur në repartin e sulmit në të gjitha rolet. Kam besim tek këto lojtarë dhe nuk duhet të kemi frikë ndaj kundërshtarit dhe për këtë ndeshje. Do të futemi për të dhënë 100% dhe për të tentuar t’i marrim më të mirën”, u ahpreh ai.

“Është një ndeshje e ndryshme ajo e nesërmja dhe do futemi në fushë për të marrë atë që duam. Kemi luajtur shumë ndeshje me ta, duke u bërë edhe një derbi. Vendoset nga detajet e vogla. Do të provojmë për të bërë më të mirën”, tha Sylvinho. /vizionplus.tv

Read Entire Article