Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot sesi bari i njohur Mucky Duck në Nottinghamshire në veri të Britanisë ishte shkatërruar gjatë natës kur një skavator i vjedhur e godiste vazhdimisht ndërtesën e shekullit të 18-të.
Sulmi i regjistruar në kamera kishte shkaktuar rreth 200,000 paundë dëme.
Në pamje shihej që skavatori i modelit Manitou kalonte me shpejtësi para kopshtit të barit Mucky Duck teksa më pas përplasej në ndërtesë.
Mjeti gjigant kishte thyer muret e barit të shekullit të 18-të si dhe kishte shtypur karrige e tavolina me rrotat e tij.
Pronari Steve Bolland shpjegonte se një fqinj e kishte telefonuar gjatë natës duke i treguar për sulmin që po zhvillohej: “Ishte absolutisht e tmerrshme. Është një ndertesë e klasifikuar e mbrojtjur. Është e ndërtuar me tulla të cilat ishin shembur përdhe nga ekskavatori”.
“Nuk e di kush mund ta ketë bërë, nuk kam arritur ende t’i vë gishtin”, tha i zoti.
Policia dhe se autorët nuk kishin hyrë në ndërtesë dhe se ishin larguar në këmbë pas aktit të vandalizmit.
Ndërsa makineria e ndërtimit ishte vjedhur nga një impjant ndërtimi rreth 3 km larg.
Kreu i policisë Jackie Price tha: “Jemi ende herët me hetimet por cilido që ka pamje kamerash sipër shembull video të kamerave, mund të na ndihmojë me hetimet”.
Top Channel