“Butrinti”/ Kuvendi në shërbim të koncesionarëve”, Ina Zhupa: Presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese

7 months ago 6

Deputetja Ina Zhupa, pak para nisjes së seancës parlamentare, foli për mediat në lidhje me Butrintin. Ajo u shpreh se presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se Unesco s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje. Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në Neë York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article