EMRI/ Aksidenti tragjik në Lezhë, ky është drejtuesi i mjetit që humbi jetën

2 hours ago 29

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku si pasojë humbi jetën një person.

Bëhet fjalë për shtetasin Bled Sokoli, ndërsa një 23-vjeçar mbeti i plagosur.

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje  drejtuesi i automjetit  tip “Opel”, ende i paidentifikuar.

Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme për aksidentin. /vizionplus.tv

Read Entire Article