Bylykbashi: Gati të ulemi me OSBE për reformën

9 months ago 20
17:00 15/01/2024

“Rama e mori përgjigjen nga ndërkombëtarët për Zgjedhoren”

Selia blu shprehet e gatshme që të ulen me ekspertët e OSBE për Reformën Zgjedhore, kontribut që Prezenca e ofroi javën e shkuar, si për rekomandimet e bëra pas zgjedhjeve të 2021-shit, ashtu dhe për votimin e emigrantëve.

Deklaratë që Oerd Bylykbashi e interpreton si një përgjigje për Edi Ramën që paralajmëroi se mund të hiqet dorë nga Komisioni Bipartizan për amendimet në ligjin elektoral.

Oerd Bylykbashki: Ajo që Edi Rama deklaroi, e mori përgjigjen menjëherë nga OSBE. OSBE doli me qëndrim ku kërkonte Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, që synon arritjen e objektivave të përbashkët konsensuale Ne jemi të gatshëm për të marrë kontributin e OSBE, që ata janë të gatshëm të na japin. Jo ajo që thotë Rama, kërkojmë arritjen e numrave.

Edhe pse pranon se ligji akual për Komisionet Hetimore nuk është më i miri i mundshmi, Bylykbashi kërkon që të vazhdojnë të funksionojnë mbi bazën e tij për hetimin parlamentar. Ndryshimet që i bëri shumica në seancën e fundit këtij ligji, sipas tij, i japin fund të drejtës për të ngritur komisione hetimore.

Oerd Bylykbashi: Ligji që kemi ne sot, është ligj jo i mirë, por tashmë në 20 vite, nga viti 2002, të gjithë jemi mësuar të funksionojmë mbi atë bazë ligjore. Ajo që miratoi qeveria Rama, parlamenti është vetëm një divizion i qeverisë, miratoi një ligj që është shumëfish bllokues i komisioneve. Sepse nuk do që të hetohen këto që kemi denoncuar.

Gjatë mesditës, Bylykbashi dhe disa drejtues departamentesh në selinë blu bënë një analizë të Qeverisjes Rama, që sipas tyre është e zhytur në korrupsion dhe shet përmes propogandës një realitet të rremë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article