Bylykbashi: Rama kërkon të kapë zgjedhjet e radhës

9 months ago 23
16:14 13/01/2024

Reformat konsensuale kanë prodhuar rrotacione demokratike

Vendosmërinë e maxhorancës për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor jashtë trezës së komisionit biparatizan, demokrati Oerd Bylykbashi e sheh si përpjekje të Kryeministrit për të kapur zgjedhjet e rradhës.

“Qartazi Edi Rama kërkon të konsolidojë kapjen e zgjedhjeve, jo vetëm përmes sistemit të patronazhimit, por duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme edhe korrnizën ligjore përveç sistemit zgjedhor.”

Po ku do t’i gjej Edi Rama 84 votat që i duhen për të ndryshuar kodin elektoral. Edhe për këtë Bylykbashi e ka një përgjigje.

“Ti kërkojë eventualisht tek ai që praktikisht po i shtrin dorën, Lulzim Basha duke bërë propzime që do i mundësojnë Ramës nr e 84 votave.”

Pavarësisht se Kushtetuta nuk sanksionon ngritjen e komisioneve bipartizane, Oerd Bylykbashi, i cili ka bashkëdrejtuar disa komisione të reformës zgjedhore sqaron se, një marrëveshje e iniciuar nga OSBE-ja e firmosur në 5 Prill të vitit 2002 nga Fatos Nano e Sali Berisha vendosi përgjatë një dekade themelin e një reforme jo vetëm konsensuale.

“Kanë qenë dy rrotacione demokratike me zgjedhje në vitin 2005 dhe 2013, sepse rregullat e përbashkëta, të gjithëpranuara me konsensus i kanë dhënë mundësi palëve që sado probleme të kishte në zgjedhje, të paktën të prevalonte vota.”

E teksa palët duken më shumë se kurrë larg arritjes së një dakordësie për reformën zgjedhore, Kuvendi duhet të adresojë disa problematika, siç është vota e emigrantëve, çështja e herësit dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article