Calhanoglu reagon pas sulmit që iu bë gjyqtarit në Turqi

10 months ago 37

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ishte “shokuar” kur kishte parë presidentin e Ankaragucu, Faruk Koca, duke e grushtuar gjyqtarin Halil Umut Meler.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në një takim mes Ankaragucu dhe Rizespor në Super Ligën Turke.

Mysafirët shënuan një gol në minutat e fundit dhe presidenti i vendasve humbi plotësisht toruan pas fishkëllimës së fundit, duke grushtuar gjyqtarin në fytyrë.

“Unë ende jam në shok nga ajo që kam parë. E dënoj sulmin e bërë në Halil Umut Meler. Situata të tilla ndodhin jo vetëm si një fatkeqësi për gjyqtarin, por gjithashtu edhe për njerëzimin”, ka shkruar Calhanoglu në platformën X (ish-Twitter).

Hala gördüklerimin şokunu yaşıyorum. Sayın Halil Umut Meler'e yönelik yapılan saldırıyı kınıyorum. Bu tür olaylar, sadece bir hakeme değil, aynı zamanda insanlığın temeline atılmış bir darbe olarak karşımıza çıkıyor.

— Hakan Çalhanoğlu (@hakanc10) December 12, 2023

“Kjo mendësi, kjo mungesë e ndjeshmërisë, e ka dëmtuar jo vetëm sportin por edhe vlerat njerëzore. Është e rëndë teksa shohim se kujtimet tona të bukura për këtë sport janë në rrezik gjithashtu edhe shpresat se në të ardhmen mund të ndodhin situata të tilla”.

Super Liga e Turqisë tashmë është suspenduar pas këtij incidenti. Gjyqtari turk Umut Meler së fundmi kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Lazios dhe Celtic në Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e lacialëve me rezultat 2-0.

Përvç Calhanoglut, ka pasur reagime edhe të figurave të tjera siç është përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, i cili e cilësoi sulmin ndaj gjyqtarit si sulm brutal duke bërë thirrje që situata të tilla të mos përsëriten më./Telegrafi/

Read Entire Article