Çalja e Qerimaj arrijnë sukses në Katar

10 months ago 25
12:12 10/12/2023

Medalje dhe pikë olimpike për peshëngritësit shqiptarë

Peshëngritësit shqiptarë Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj dhanë rezultat në Çmimin e Madh të Katarit.

Çalja mori bronz në shkëputje në peshën deri 81 kilogramë. Briken Calja ngriti 155 kilogramë në provën më të mirë të tij.

Në stilin e shtytjes nuk arriti të kalojë asnjë nga provat. Erkand Qerimaj ishte pranë medaljes në këtë aktivitet ku grumbulloi edhe pikë olimpike për Paris 2024.

Qerimaj u klasifikua i katërti në dygarësh me një total prej 336 kilogramësh të ngritura, duke kaluar me sukses nga 1 provë për secilin stil.

Garat e tjera që shërbejnë për pikë olimpike janë vitin e ardhshëm, kampionati Europian që do të mbahet në Bullgari dhe Kupa e Botës në Tajlandë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article