“Çdo kujë më çmendur se e para”, Rama: Demokratët janë në rregull me ne, prandaj nuk shkojnë nëpër protesta

11 months ago 14
17:40 13/11/2023

Kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së zgjeruar të PS-së në Pogradec u ndal për të folur edhe për opozitën. Pasi tha se me ta nuk ia vlen të humbasë kohë, u shpreh se edhe fëmijët e kuptojnë se nuk fitojnë zgjedhje pasi “venë gjithmonë kujën dhe nuk kuptojnë se humbin”.


“Për pjesën tjetër nuk ia vlen fare të humbasim kohë. Po të shikosh të kthesh kokën mbrapa të paktën në kujtesën time qysh nga zgjedhjet e 2013 e deri më sot është e paimagjinueshme në fakt të marrësh kalamaj në klasë të 4 dhe t’u japësh historinë si një histori si lojë e t’u thuash janë këta këtej dhe janë dhe këta këtej nga 2013 dhe ti tregosh. Në 2013, këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2015 këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2017, këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2019 këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2021 këta fituan, këta të tjerët vunë kujën dhe çdo kujë është më çmendur se ajo më përpara. Tani t’i pyesësh kalamajtë na thuaj pse këta fitojnë gjithmonë dhe këta humbin gjithmonë, kalamajtë do thonë se këta vënë gjithmonë kujën dhe nuk kuptojnë pse humbin. Në klasë të 4. Ça t’u bëjmë ne atyre? Nuk kemi ça u bëjmë realisht. Maksimumi që mund të bëjmë është të mos merremi fare me ata”, u shpreh Rama.

Megjithatë thekson se e rëndësishme për të është fakti që edhe demokratët janë në rregull me qeverisjen. Sipas tij nga rritja e mundësive që është krijuar përfitojnë të gjithë, demokratë e socialistë. Kjo është arsyeja, sipas tij, pse ata nuk shkojnë më nëpër protestat e PD-së.

“Ajo që ka rëndësi është që me ne edhe demokratët në rregull janë, flas për njerëzit. Korça sot, Pogradeci dhe të tjerët nuk janë të socialistëve vetëm, janë edhe të demokratëve. Nga ky ndryshim, nga rritja e turizmit, nga kjo rritje mundësish përfitojnë dhe demokratët. Prandaj edhe këta me të drejtë nuk shkojnë nëpër protesta dhe të tjerët futen nëpër penxhere.

Ne kemi vetëm sfidat tona që janë sfidat e vendit, nuk janë tonat personale, që duhet ti fitojmë. Kundërshtarët tanë që janë përballë nesh janë pikërisht pengesat që duhet të vazhdojmë të kapërcejmë për të vazhduar të rrisim pagat, për të vazhduar të rrisim pensionet, për të vazhduar të rrisim mbështetjen e njerëzve që janë në nevojë, për të vazhduar të rrisim investimet, për të vazhduar të rrisim mundësitë dhe për ta bërë këtë pa rritur asnjë taksë”, u shpreh Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article