“Çdo lloj vizite kah "Qabeja" - SHBA-ja është e mirëseardhur” – Vlerësohet shkuarja e Kurtit në Amerikë: Interesi i Kosovës është historik

4 weeks ago 9
Reklamë

Raportet e afërta që Kosova mban me SHBA-në janë tregues i qartë për mbështetjen që vendi ynë ka nga njëri prej aleatëve më të rëndësishëm.

Vizitat e shpeshta që bëhen nga përfaqësuesit e SHBA-së, gjithmonë vlerësohen dhe tregojnë që nuk mund të ketë ndërhyrje në miqësinë e përhershme nga faktorë të tjerë të jashtëm.

E së fundmi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nisi të hënën dhe zhvillohet në Çikago.

Kryeministri ka njoftuar se mbrëmë u zhvillua nata e parë e Konventës Kombëtare Demokratike, përgjatë punimeve të së cilës Zëvendës Presidentja e ShBA-ve, Kamala Harris, pritet të nominohet si kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.

“Ajo na surprizoi të gjithëve duke mbajtur një fjalë përshëndetëse që në mbrëmjen e parë, teksa folës kryesorë ishin ndër të tjerë Presidenti i ShBA-ve Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton si dhe kongresistja e Neë York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez. Në pritjen e organizuar para fillimit të ngjarjes me mysafirët ndërkombëtarë, pata mundësinë dhe të takoj e bashkëbisedoj me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde si dhe Presidenten e NDI Tamara Ëittes, të cilëve iu shpreha falënderimin për mbështetjen e palëkundur të tyre ndër vite ndaj Kosovës, por edhe i njoha me zhvillimet në vend dhe progresin tonë ekonomik e demokratik të tri viteve të fundit. Sot, në ditën e dytë të Konventës, organizohet diskutimi me titull "Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike", ku do të jem pjesëmarrës në panelin hapës”, ka njoftuar kryeministri.

Vlen të theksohet se përgjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.

Por, çfarë mund të pritet prej qëndrimit të Kurtit në SHBA në kohën kur raportet mes dy vendeve nuk mund të konsiderohen si më të mirat të mundshme?

Zogaj: Interesi i Kosovës është historik dhe dua  të besoj e të shpresoj se Kurti do të di ta mbrojë shqip dhe diplomatikisht urtë

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Skënder Zogaj.

Image

Skënder Zogaj

Ai tha se Kosova gjendet në një fazë delikate dhe se fakti që të gjithë flasin e nuk tregojnë asgjë të saktë, tregon gjendjen e rëndë shoqërore në të cilën jemi.

Kosova gjendet në një fazë delikate diskutimesh të shumta e të shumëllojshme, shumica hipotetike, që jo vetëm nuk tregojnë asgjë të saktë, por përkundrazi, po e kontaminojnë jetën dhe po e rëndojnë procesin zhvillimor të Kosovës!

Fakti që në Kosovë flasin të gjithë dhe askush nuk dëgjon tregon gjendjen e rëndë shoqërore në të cilën jemi dhe të cilën, nuk duam ta shërojmë por duam ta thellojmë për më keq! Ndryshe si të shpjegohen deklaratat injorante të analistëve dhe komentatorëve të vetëquajtur, që analfabetizmin e tyre përpiqen ta fshehin me thashetheme dhe tone të zjarrta nëpër debate hiç”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, publicisti e vlerëson vizitën e Kurtit në SHBA duke shpresuar që të shfrytëzohet për përmirësimin e keqkuptimeve të shumta që kohëve të fundit janë bërë.

“Pra, në një kësi pozite them se, çdo lloj vizite kah "Qabja" - SHBA-ja, është e mirëseardhur dhe shans i mirë që të ruhet dhe forcohet miqësia ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, pa të cilën, Kosova për 12 orë kthehet në vitin 1988!

Vajtjen e Kryeministrit në Amerikë e vlerësoj shumë të dobishme dhe shpresoj se, Kryeministri Kurti do ta shfrytëzoj për përmirësimin e keqkuptimeve të shumta që kohëve të fundit janë manifestuar Brenda dhe rreth Kosovës!

Interesi i Kosovës është historik dhe, dua  të besoj e të shpresoj se Kurti do të di ta mbrojë shqip dhe diplomatikisht urtë, në dobi të ecjes përpara”, tha Zogaj për “Bota sot”.

Ahmeti: Mbetet të shihet në cilin kontekst do të zhvillojë takimet zoti Kurti

Image

Hidajet Ahmeti

Ndërsa analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë që Kurti në vazhdimësi duhet të demantoj opozitën dhe të gjith ata që mundohen ta paraqesin si antiamerikan.

Kryeministri Kurti duhet të demantoj opozitarët, por edhe një pjesë të mediave, të cilët në vazhdimësi mundohen ta paraqesin si antiamerikan”, foli ai.

Në fund, analisti i vlerëson këto takime mes Kosovës dhe SHBA, duke nënvizuar që pritet të shihet se në cilin kontekst do të zhvillojë takimet Kurti.

Mendoj se takime të tilla bilaterale shtet mike , veçanërisht me SHBA-të janë të një rëndësia të veçantë, epasi duhet të ketë raporte më të afërta të cilat prodhojnë rezultate në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe rrugën e saj në organizatat euroatlantike.

 Mbetet të shihet në cilin kontekst do të zhvilloj takimet zoti Kurti dhe cilat do të jenë rezultatet për shtetin e Kosovës”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

 Ndryshe, në Konventën e Demokratëve  në Çikago, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deleguar profesori Alush Gashin, bashkëpunëtorin e ngushtë i tij dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Read Entire Article