Çekët të zhgënjyer nga barazimi

1 year ago 57
Reklamë
18:00 08/09/2023

Trajneri Silhavy: Është turp, duhet të kishim fituar

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy tha se i vinte keq se si si shkoi ndeshja me Shqipërinë që përfundoi në barazim 1-1, pasi ishte një shans i mirë për të hedhur një hap drejt kualifikimit në Euro 2024. Ai tha se duhet të merrnin më shumë nga kjo përballje.

Jaroslav Silhavy (Trajner i Çekisë): Ne humbën 2 pikë. Jemi të zhgënjyer, djemtë ishin kokëulur në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë kemi përmirësuar lojën tonë, fatkeqësisht pak pas golit në avantazh gabuam, ia falëm golin kundërshtarit. Nuk arritëm më ta kthenim në favorin tonë rezultatin. Është turp sepse duhet të kishim fituar.

Edhe pse skuadra e tij mbetet e pathyer në krye të grupit, Shqipëria dhe Polonia janë shumë pranë dhe ndeshja mes tyre sipas trajnerit të Çekisë do të jetë një tregues për vijimin e këtyre kualifikuesve.

Jaroslav Silhavy (Trajner i Çekisë): Fatkeqësisht morëm vetëm 1 pikë, por kualifikimi është i hapur. Shqipëria tani luan me Poloninë, pastaj shkojmë në Shqipëri. Këto ndeshje do të jenë një tregues.

Sipas mediave në Çeki, ekipi i tyre me barazimin me Shqipërinë dhe vështirësoi rrugën drejt Europianit. Gazeta “Sport” shkruan se kundërshtari barazoi me një goditje të vetme në portë dhe se lojtarët ndjehen të turpëruar për këtë rezultat.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article