Celibashi: Nevojë dramatike ndryshimi i mënyrës së funksionimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta

8 months ago 13
11:56 31/01/2024

Një një konferencë për mediat, kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është shprehur se është nevojë dramatike ndryshimi i funksionimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Mënyrën si administrohet procesi zgjedhor në këto komisione, Celibahsi, e ka quajtur tërësisht jo profesionale.

Pyetje: Një prej çështjeve që është rekomandim i hershëm i ODIHR, por edhe kërkesës së partisë më të madhe parlamentare, është depolitizimi i administratës zgjedhore. Objektivisht, sa kohë duhej që ta kishit gati kuadrin ligjor përpara që të bëni gati një administrim të pacënueshëm të një administrimi zgjedhor pa komisionerë dhe numërues nga partitë politike?

Ilirjan Celibashi: Minimalisht 9 muaj duhet të fillojmë procesin e trajnimit të të gjithë stafit që do të angazhohet për administrimin e procesit zgjedhor në nivelin e dytë dhe të tretë, pra në Komisionet e Qendrave të Votimit dhe në Komisionet të Administrimit Zgjedhor. Rikonfirmoj dhe njëherë nevojën dramatike për ta ndryshuar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta në mënyrë dramtike. Si administrohet procesi zgjedhor sot në nivelin e qendrës së votimti dhe të KZAZ-së, për mendimin tim është thuajse tërësisht jo profesional./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article