Celibashi thirrje partive politike: Ndryshoni Kodin, ndryshe nuk ka votë për disaporën

8 months ago 20
15:38 31/01/2024

Kur ka mbetur një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ftuar partitë politike të miratojnë ndryshimet në Kodin Elektoral.

Thirrja vjen në një kohë kur prej dy javësh Komisioni i Posaçëm mes përplasjeve të shumta brenda rradhëve të demokratëve, ia doli të bëjë të parin takim “online” të premten e kaluar.

“Partitë politike të angazhohen për t’i realizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet të datojnë jo më vonë se 1 vit, ose në rastin më ekstrem, 6 muaj para ditës së zgjedhjeve.”

Celibashi sqaron se zgjedhjet e rradhës mund të bëhen edhe me Kodin aktual, por emigrantët nuk do të mund të votojnë.

“Nëse mbetemi me Kodin aktual në fuqi, zgjedhjet do të bëhen. Nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson boshllëkun ligjor, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë.”

Mungesa e konsensusit në tryezën e Zgjedhores, rrezikon gjithashtu edhe votimin elektronik në 5 qarqet, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier.

“Do të jetë thuajse e pamundur nëse partitë politike dhe qeveria nuk disponojnë në lidhje me këtë rekomandim të KQZ-së brenda një periudhe, fundin e muajit Shkurt.

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, votimi elektronik u aplikua në 3 bashki, atë të Kamzë, Vorës dhe Elbasanit.

 Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article