Ceremonia e Olimpiadës mund të ndryshojë/ Çështja e sigurisë kthehet në problem

10 months ago 22
23:57 21/12/2023

Presidenti Macron: Jemi të përgatitur të ndryshojmë planet

Franca po i jep dorën e fundit përgatitjeve për Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Turneu më i rëndësishëm i sportit olimpik pritet të mbahet në kryeqytetin francez nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Por, mbarëvajtja e saj është vënë në dyshim për shkak të sigurisë, e për këtë arsyeje, gjithçka mund të ndryshojë. Është presidenti i vendit, Emannuel Macron që ka konfirmuar se Franca është e përgatitur për të zhvendosur ceremoninë e hapjes dhe rrjedhimisht edhe atë të mbylljes.

“Ka një Plan B dhe Plan C, “ tha Macron për televizionin ‘France 5’ kur u pyet nëse situata e sigurisë aktualisht e shënuar nga alarmi i rritur në të gjithë Evropën mbi tensionet në Lindjen e Mesme  mund të pengojë planet për të mbajtur ceremoninë siç ishte planifikuar. Macron tha se ai ishte kundër “faktit” dhe ndryshimit të planeve me ngut, por shtoi se një Plan B mund të aplikohet nëse “niveli i pasigurisë kërkon që ne të rishikojmë skemën fillestare”.

Zyrtarët evropianë të sigurisë kanë paralajmëruar për një rrezik në rritje të sulmeve nga militantët islamikë në mes të luftës Izrael-Hamas, me kërcënimin më të madh të mundshëm nga sulmuesit e “ujkut të vetmuar”, të cilët janë të vështirë për t’u gjurmuar.

Franca ngriti pragun e saj të sigurisë në tetor, kur një burrë me origjinë çeçene me thikë vrau një mësues në një shkollë në Francën veriore. Franca pret rreth 600,000 vizitorë gjatë gjithë turneut olimpik.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article