Çështja “Beleri”, Gjermania “shuplakë” Greqisë

10 months ago 11
20:30 27/11/2023

“Nuk duhet të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”

Gjermania kundërshton qëndrimin e Greqisë që ka paralajmëruar bllokim të negociatave për Shqipërinë. Në një përgjigje për gazetën greke “Ta Nea”, ministria e Jashtme gjermane thotë se çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Bilateralizimi i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm. Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri. Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit”.

Në artikullin e gazetës “Ta Nea” thuhet se qeveria gjermane beson se, Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë progres drejt anëtarësimit në BE dhe se kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një të mosmarrëveshjeje me Greqinë, për çështjen Beleri.

Këto qëndrime i mbajti më herët dhe kancelari Olaf Scholz, i cili në krah të kryeministrit Micotaqis theksoi se çështjet dy palëshe mes vendeve, nuk duhen bërë pengesë për procesin e anëtarësimit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article