Çështja e Asociacionit/ Vjen kërkesa urgjente për ndërkombëtarët – lidhet me Kurtin!

4 months ago 9

Ka disa ditë që themelimi i Asociaiconit është bërë një presion i vazhdueshëm për Kosovën.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë një nga kërkesat kryesore të ndërkombëtarëve, por edhe të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në presion të vazhdueshëm nga BE dhe SHBA për të bërë hapa konkret që dërgojnë në themelimin e këtij Asociacioni.

Madje, Kosova u penalizua në rrugën e saj për në anëtarësim në KiE, shkaku i kësaj çështjeje.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesorii Sulejman Mehazi.

Image

Sulejman Mehazi

Ai thotë se Shpallja e Serbisë shtet gjenocidial në OKB dhe avansimi i Kosovës nga vëzhguese në anëtare e asocuar në NATO-s është ngjarje ndërkombëtare me më shumë peshë sesa mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Profesori thekson që themelimi i Asociacionit nuk do të aprovohet nga kryeministri Kurti nëse preket sovarniteti i vendit.

Shpallja e Serbisë shtet gjenocidial në OKB dhe avansimi i Kosovës nga vëzhguese në anëtare e asocuar në NATO-s është ngjarje ndërkombëtare me më shumë peshë sesa mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, së shpejti do vijë koha që Serbia nuk do mund të ndalë Kosovën në KiE, NATO dhe BE. Pas shpalljes së Serbisë ndërkombëtarisht dhe globalisht shtet gjenocidial, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i jepet e drejta të mbrojë e të ruajë kushtetutën nga asociacionet e pakicës serbe në Kosovë. Kosova si asnjëherë ndërkombëtarisht nuk ka qenë më e favorizuat, tani më edhe BE-ja e SHBA-të duhet të ulin e zbusin tensionet dhe presionet ndaj kryeministrit të Kosovës, Kurtitit, i cili kurrsesi nuk lejon të krijohet lloji i asociacioneve të pakicës serbe sipas dëshirës së Vuçiqit gjenocidial, Kurti nuk vepron hiç më shumë e më pak përveç që asociacionet e pakicës serbe të jenë nën ombrellën e kushtetutës dhe sovranitetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera profesori shton që trysnia e BE-së dhe SHBA-ve ndaj Kurtit në lidhje me krijimin e asociacioneve serbe e ka kuptimin e përkrahjes së shtetit që OKB-ja para disa ditëve Serbinë e shpalli gjenocidiale në Srebrenicë të Bosnjës, po dhe në Kosovë.

“Të pajustifikuara janë presionet e BE-së dhe SHBA-ve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili nuk kundërshton asociacionet e pakicës serbe, por formimi i aociacioneve serbe të jetë hiç më pak e më shumë përveç brenda administratës qeverisëse e kushtetuese të Kosovës. Për ndryshe trysnia e BE-së dhe SHBA-ve ndaj Kurtit në lidhje me krijimin e asociacioneve serbe e ka kuptimin e përkrahjes së shtetit që OKB-ja para disa ditëve Serbinë e shpalli gjenocidiale në Srebrenicë të Bosnjës, po dhe në Kosovë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article