“Çështja e Kosovës duhet të na bashkojë nesër”, Tabaku: Mazhoranca refuzoi sërish kërkesën për komision hetimor

1 year ago 17
14:47 11/10/2023

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku nga pala opozitare tha se në seancën e nesërme duhet të ketë një dakordësi mes PD dhe PS, pasi sipas saj çështja e Kosovës duhet t’i bashkojë politikanët vendas pavarësisht bindjeve politike.

“Kërkuam që duke qenë se do jetë një seancë e veçantë e Parlamentit dhe do të diskutohet një çështje që unë shpresoj shumë të na bëjë bashkë nesër. Deputetët e përjashtuar duhet të ishin pjesë e kësaj seance edhe në shenjë të mos mohimit të askujt për mbështetjen me votë të Rezolutës së Kosovës, por edhe si shenjë që ne na ndajnë shumë gjëra, por çështja e Kosovës duhet të na bashkojë.”

Tabaku theksoi po ashtu se mazhoranca ka refuzuar sërish kërkesën e opozitës për një komision hetimor.

“PS përsëri refuzoi të drejtën që opozita të ngrejë komision hetimor. Në komisionin e tretë radhazi që nga Shtatori ne kemi kërkuar që pakica parlamentare të ushtrojë atë funksion kushtetues që i takon me ligj, por edhe të bazuar mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e ngritjes së një komisioni hetimor. Askush s’mund të kontrollojë të drejtën e opozitës për kontroll dhe balancën e pushteteve. Po kthehet në një normë që mazhoranca përveç super pushtetit që ka, tashmë kontrollon dhe vendos dhe për të drejtën e opozitës. Këtë vit nuk kemi pasur asnjë komision hetimor, ky i fundit ishte për të parandaluar konfliktin e interesit në vendimarrje të zyrtarëve të lartë.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article