Çfarë është slogani viral ‘All eyes on Rafah’?

3 months ago 40
Reklamë

Imazhi ‘All eyes on Rafah’ është shpërndarë më shumë se 46 milionë herë në Instagram nga e hëna, një ditë pas ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit në Rafah të Gazës.

Çfarë do të thotë ‘All eyes on Rafah’?

‘All eyes on Rafah’ është një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale (Al) me një slogan që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale për situatën në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pranë kufirit me Egjiptin.

Pas fillimit të luftës së Izraelit me Hamasin, izraelitët filluan ta bombardonin Gazën nga veriu, duke i bërë palestinezët të zhvendosen në jug për të kërkuar strehim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Deri në shkurt, rreth gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës ishte e strehuar në Rafah, ku Izraeli njoftoi se planifikon të nisë një operacion tokësor me pretendimin se aty ndodhen katër brigada të Hamasit.

Ky njoftim u dënua nga e mbarë bota.

All eyes on #Rafah 🇵🇸 pic.twitter.com/bg3bAtl3dQ

— The Palestinian (@InsiderWorld_1) May 27, 2024

Në shkurt, Richard “Rik” Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor, tha se “të gjithë sytë” janë nga ofensiva e afërt në Rafah.

Pra, slogani ka të ngjarë ta ketë origjinën nga deklarata e tij.

Çfarë po ndodh në Rafah?

Të dielën, dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) urdhëroi Izraelin të ndalonte ofensivën e tij në Rafah, bombardimet izraelite vranë të paktën 45 njerëz në al-Mawasi, në perëndim të Rafahut, zonë kjo e shpallur si e sigurt.

Një tjetër sulm izraelit së fundmi vrau 21 palestinezë të tjerë në një kamp në Rafah, 12 prej tyre gra.

Here’s a real image to use to call awareness for ALL EYES ON RAFAH and the ongoing genocide happening in Gaza and across Palestine pic.twitter.com/XZ0ZloFAGt

— 𝓵𝓫🍉 (@indiespicee) May 28, 2024

Siç raportohet, imazhi ‘All eyes on Rafah’ është shpërndarë edhe nga personazhe të njohura publike si modelja Bella Hadid, aktorja irlandeze Nicola Coughlan, komediani Hasan Minhaj, aktori Aaron Paul, aktivistja britanike Jameela Jameeel, këngëtarja Dua Lipa dhe aktorë të tjerë të famshëm indianë si Varun Dhawan, Alia Bhatt, Priyanka Chopra Jonas dhe Kareena Kapoor Khan.

Ndryshe, përveç në Instagram, slogani po shpërndahet edhe në X. /Telegrafi/

Read Entire Article