Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës dhe cili është roli i Radoiçiçit? Opozita serbe kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor

11 months ago 16
Reklamë

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit Hetimor për të përcaktuar faktet, rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe rolin e Milan Radoiçiçit në ato ngjarje.

Ata kërkojnë që Komisioni Hetimor i propozuar t’i përgjigjet pyetjeve, të cilët në propozimin e tyre kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç, që Komisioni Hetimor të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës, shkruan N1.

Komisioni gjithashtu duhet të japë përgjigje në pyetjet se si Milan Radoiçiç, në emër të Republikës së Serbisë, mori një rol në formimin e strukturave joformale të pushtetit, nëse ai mori pjesë në formimin e një organizate kriminale, nëse ai mori pjesë në frikësimin dhe terror ndaj qytetarëve serbë që nuk e përkrahën politikën shkatërruese dhe dëmtuese të Aleksandër Vuçiçit?

Propozimi i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Vladimir Orliç.

Read Entire Article