Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

11 months ago 18
Reklamë

Girona ka qenë vërtet mbresëlënëse në La Liga këtë sezon, ku po kryeson kampionatin me 19 pikë të fituara nga 7 ndeshje këtë sezon, ku as Manchester City nuk është aq dominues në Ligës Premier sa klubi spanjoll.

Çuditërisht, Pep Guardiola ka njëfarë ndikimi indirekt në këtë superskuadër.

Vëllai i tij, Pere, është pronar i skuadrës së La Ligës së bashku me City Football Group – një kompani e famshme që administron klube si Manchester City, New York City , Palermo dhe disa të tjerë.

Ka lojtarë që janë ose kanë qenë pjesë e Man City në Girona – për shembull, mbrojtësi i tyre i talentuar i krahut Yan Couto që është i huazuar nga Citizens.

Taty Castellanos (në Lazio tani), i cili shënoi katër gola në një ndeshje të vetme kundër Real Madrid sezonin e kaluar, ishte gjithashtu pjesë e këtij sistemi.

Girona ka edhe dy lojtarë të huazuar nga Barcelona gjithashtu– Eric Garcian dhe Pablo Torren. I pari shënoi golin e fitores ndaj Villarrealit herën e fundit. /Telegrafi/

Read Entire Article