Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi në favor të rezolutës së tij të ndihmës për Gazën e sulmuar nga forcat izraelite.
Për çfarë bëhet fjalë tek kjo rezolutë?
Qëllimi është të përcakton se si do të organizohet furnizimi i palestinezëve në Gaza me më shumë produkteve jetike. Ndër të tjera synon të përcaktojë kushtet për t’i dhënë fund ose të paktën ndërprerjen e luftimeve.
Mosmarrëveshja midis Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) është përqendruar në rolin e Izraelit në vendosjen se çfarë ndihme mund të marrë dhe nëse do të kërkojë një armëpushim ose ndërprerje ose pezullim të armiqësive.
Çfarë është një rezolutë e KS të OKB-së?
Është shprehja formale e vullnetit të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, organi kryesor vendimmarrës në OKB. Janë pesë anëtarë të përhershëm (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe) që kanë të drejtën e vetos. Dhjetë anëtarët e tjerë zgjidhen për një mandat dy vjeçar.
Çfarë mund të bëjë në të vërtetë votimi (dhe rezultati i tij)?
Votat e KS të OKB-së janë ligjërisht të detyrueshme. Sipas Kartës së OKB-së, të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të zbatojnë vendimet e këshillit. Por Hamasi është një aktor joshtetëror dhe nuk është anëtar i OKB-së. Dhe Izraeli shpesh e injoron organizatën të cilën e konsideron si armiqësore institucionale.
Top Channel