Manderina Çela u plagos sot me thikë nga ish-partneri në në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë.
Nëna e të plagosurës tha se vajza ishte e sëmurë dhe Ilir Çami e përndiqte prej kohësh.
Ajo thotë se vajza është e martuar dhe ka fëmijë, teksa shton se mos ta nxjerrë më nga burgu ish-dhëndrin.
“Futeni brenda e mos e nxirrni më. Vajza e sëmurë. Vajza është e martuar, ka burrë ka fëmijë. Kishin një muhabet më parë. Ishte në burg ai, por e nxorën. Vajza ime shkonte në spital, ishte sëmurë.
Ishte një burrë që do e vriste vajzën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ajo ka 3 fëmijë, burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Vajza do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte mbrapa. Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur. Ajo i kishte thënë ik se do lajmëroj policinë, ai nuk ikte. Sot e goditi”, tha nëna e të plagosurës.