Çfarë po ndodh te Manchester City? Rënia nga kategoria është penaliteti minimal…

8 months ago 31
Reklamë
23:40 18/01/2024

Një ish-këshilltar financiar i Manchester City-t paralajmëroi se akuzat e ngritura kundër klubit janë në një ‘shkallë krejtësisht të ndryshme’ nga pjesa tjetër e ekipeve të Premier Ligës dhe rënia nga kategoria mund të jetë shqetësimi më i vogël i kampionëve të botës.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola akuzohet se ka kryer 115 shkelje të rregullave financiare, pas nisjes së hetimeve në vitin 2018. Stefan Borson tha se ka shumë punonjës nga shumë kompani që janë përfshirë në këtë çështje dhe se klubi dyshohet se ka gënjyer te shumë palë, duke nisur nga profesionistë, njerëzit që merreshin me bilancet e kompanisë, Premier Liga-n, UEFA-n dhe federatën angleze të futbollit, raporton Daily Mail.

Për ish-këshilltarin, akuzat nga komisioni i pavarur do të bien, pasi do të ishte shqetësuese që një numër kaq i madh personash të përfshirë të tregoheshin të pandershëm.

Në vjeshtën e këtij viti do të nisë gjykimi për 115 akuzat ndaj City-t nga komisioni i pavaruar.

Pritet që vendimi përfundimtar për këtë çështje të merret në verën e vitit 2025.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article