Champions League/ Gjimshiti dhe Atalanta sfidojnë Arsenalin në mbrëmje

6 hours ago 22
Reklamë

Atalanta e Berat Gjimshitit zhvilloi një sezon fantastik vitin e kaluar ku në fund u kurorëzua si fituese e Europa League.

Ndërsa këtë sezon djemtë e Gasperinit do të nisin misionin e tyre në Champions league, ku do të përmballen mbrëmjen e sotme me Arsenalin.

“Kemi disa vite që luajmë në Evropë. Kjo vazhdimësi na ka lejuar të rritemi duke qenë se në Champions kemi qenë shpesh edhe kaluam nëpër grupe të vështira vitin e kaluar dhe patëm një rrugëtim fantastik. Por tani konkurrojmë në një garë me ekipe të nivelit më të lartë”.

Italianët vijnë në këtë ndeshje pasi arritën një fitore të vuajtur ndaj Fiorentinës: “Fitorja i jep moral skuadrës, të bësh një përmbysje është shenjë rritjeje dhe skuadra është gjithmonë shumë kompakte dhe e pranishme në fushë”, Tha Gasperini.

Siaps tij Arsenali i frikshëm mbërrin në Bergamo.

“I vlerësoj shumë ‘Topçinjtë’, janë kompaktë dhe të organizuar dhe rezultatet flasin për ta. Nuk ka favorit, do të flasë fusha, por nuk duhet të mendojmë se jemi në të njëjtin nivel me këto skuadra. Unë nuk e njoh personalisht Artetën. Si trajner e vlerësoj shumë, sepse Arsenali është një skuadër e bukur për t’u parë. Ne patjetër duhet të fitojmë pikë kundër të gjithëve”, tha Gasperini.

Read Entire Article