Charles Leclerc ka nënshkruar kontratë të re me Ferrarin

8 months ago 21

Piloti i Formula 1, Charles Leclerc ka vazhduar bashkëpunimin me Ferrarin.

26-vjeçari bëri debutimin e tij në Formula 1 për Sauber, dhe pas një sezoni të parë mbresëlënës në vitin 2019, ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Ferrarin.

Sezonin e kaluar, ai përfundoi në vendin e pestë në renditjen e pilotëve, por ai patjetër do të vazhdojë të vozisë për skuadrën nga Maranello.

SIGNED, SEALED, DELIVERED! 👊 @ScuderiaFerrari and @Charles_Leclerc's contract extension is confirmed! 🎉 pic.twitter.com/0wTLwBYY9t

— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) January 25, 2024

“Kam ëndërruar të vozis për këtë ekip që kur isha tre vjeç. Kam parë garën e Monakos nga dritarja e banesës së shokut tim në këndin Sainte Devote, por gjithmonë i kam kushtuar vëmendje makinave të kuqe”.

“Ky ekip ka qenë familja ime e dytë që kur iu bashkova Akadimisë së Ferrarit në vitin 2016. Ne kemi arritur shumë së bashku, kemi luftuar me gjithçka në pesë vitet e fundit”, ka thënë Leclerc pas rinovimit.

The journey so far 😍 flip through @Charles_Leclerc’s special moments with us ❤️ pic.twitter.com/QRkuRyX2k5

— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) January 25, 2024

Ferrari nuk ka dhënë detaje të kontratës së tij. Leclerc arriti pesë fitore dhe 23 pole position me makinën e skuadrës italiane. /Telegrafi/

Read Entire Article