Charles Michel: BE-ja të bëhet gati për zgjerimin, vendet e Ballkanit të përmbushin reformat

1 year ago 25
12:37 16/10/2023

Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel shprehur angazhimin e Bashkimit Europian për t’u zgjeruar dhe për të pritur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij në hapjen e punimeve të samitit, Michel tha se BE-ja duhet të përgatitet për t’u zgjeruar.

“Unë vetë bëra pyetjen a është BE e kënaqur vetëm të menaxhojë kriza apo duam të udhëheqim? Në fakt pati përgjigje të fortë, duam të udhëheqim. Zgjerimi është pjesë e kësaj përgjigje sepse është investim në paqe, qoftë të BE ashtu dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Ky proces luan rol të rëndësishëm për të nxituar bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian duke patur integrimin në  BE si dritën integruese.

Natyrisht na duhet të bëjmë shumë që të jemi gati nga të dyja palët. Partnerët në rajon, ju e dini që duhet të realizoni angazhimet tuaja e ne duhet të përgatitemi për të mirëpriutur anëtarë të rinj. Besoj që duhet të jemi gati në të dyja palët deri në 2023 për t’u zgjeruar dhe di që ky afat është hasur me skepticizëm sepse keni pritur për kohë të gjatë dhe e keni krahasuar zgjerimin me një nuse dhëndri i të cilit nuk vjen asnjëherë në dasmë. Megjithatë ne po e përgatisim këtë dasëm. Duhet të bëjmë gjërat të lëvizin nëpërmjet bërjes së reformave nga ana juaj. Duhet të bëhemi gati për zgjerimin e ardhshëm. Asnjëherë më shumë se sot duhet të rrimë krah për krah me njëri-tjetrin. Do të jemi më të fortë për të vendosur standarde rdhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta”.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article