Chelsea del jashtë parashikimeve, fiton me dhjetë lojtarë ndaj Brightonit

10 months ago 11

Chelsea ka triumfuar 3-2 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pas 17 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Enzo Fernandez, që ishte i pari për të në ligën angleze, ndërsa u asistua prej Benoit Badiashile.

Katër minuta më vonë, Chelsea shënoi edhe të dytin, tani me anë të Levi Colwill, që u asistua prej Nicolas Jackson.

WHAT A MOMENT FOR LEVI!!! 💙 pic.twitter.com/qsyANIRsgn

— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 3, 2023

Por, Pulëbardhat nuk u dorëzuan dhe ngushtuan epërsinë e vendasve në 2-1 me golin e Buonanotte (43’).

Chelsea më pas ishte në presion total, pasi Conor Gallagher pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 45-të, për t’i lënë me dhjetë lojtarë në fushë.

Përkundër epërsisë numerike, Brightoni nuk ia doli të shfaqte shumë ndaj Chelseat, me Blutë që shënuan edhe njëherë.

Penalty to Chelsea!

After a VAR check, Milner is adjudged to have fouled Mudryk.

🔵 2-1 ⚫️ [63’] #CFC | #CheBri

— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 3, 2023

Ishte James Milner, ai që shkaktoi penallti, duke rrëzuar në zonë Mykahilo Mudryk.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua Enzo, që realizoi për 3-1 në minutën e 65-të.

Brightoni nuk u dorëzua, dhe shënoi edhe të dytin në minutën e 90+2-të, me anë të Joao Pedros që shënoi me kokë nga një harkim prej këndi.

JOAO PEDRO HEADS HOME! 💥 pic.twitter.com/xXlQktHQoS

— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) December 3, 2023

Por, Chelsea e mbajti epërsinë prej 3-2, për të marrë tri pikë të mëdha në duelin që kishte 110 minuta lojë.

Pas javës së 14-të, Chelsea gjendet në vendin e dhjetë me 19 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të takohet me Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Read Entire Article