Chelsea dhe Aston Villa ndahen në paqe, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë

8 months ago 24

Chelsea dhe Aston Villa kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në “Stamford Bridge” në kuadër të rrethit të katërt të FA Cup, dhe tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë.

Mysafirët gjetën golin me anë të Douglas Luiz (12’) mirëpo më pas ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Chelsea pati dy mundësi të mira shënimi me anë të Noni Maduekes, mirëpo Emiliano Martinez nuk lejoi që të mposhtej.

It's all square after 45. pic.twitter.com/QfUe3QF2D7

— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 26, 2024

Matty Cash (74’) pati mundësinë e artë që të kalonte Villan në avantazh, por Petrovic i mohoi golin në një sitautë një për një.

Mysafirët nuk u ndalën më kaq, dhe patën një tjetër rast të mirë shënimi, kësaj radhe me Enzri Konsa (86’) por goditja e tij e fuqishme përfundoi afër shtyllës së Chelseat.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, nuk pati më ndonjë rast të mirë shënimi dhe kësisoji do të duhet të luhet ndeshja e dytë, në mënryë që të vendoset ekipi që do kualifikohet në raundin e ardhshëm të FA Cup./Telegrafi/

⏹️ The tie will head to a replay. #CFC | #EmiratesFACup pic.twitter.com/MGMLvaPE1H

— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 26, 2024

Read Entire Article