Chelsea ka gjetur zëvendësuesin adekuat të Pochettinos – ai vjen nga La Liga

7 months ago 11

Chelsea mund të jetë në ‘gjueti’ për të gjetur një trajner të ri në verë, teksa Mauricio Pochettino po vazhdon të mbetet nën presion të madh, dhe kjo ka bërë që klubi të eksplorojë mundësitë e tyre për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ishte sugjeruar si një kandidat potencial për tu rikthyer në Londër, ndërsa raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Chelsea ka biseduar me agjentët e trajnerit të Gironës, Michel Sanchez.

Girona ka qenë befasia e këndshme e këtij sezoni në Spanjë, ndërsa vetëm në sezonin e tyre të katërt në histori si pjesë e La Ligas, ata momentalisht gjenden në pozitën e dytë para Barcelonës.

Sipas Diario AS, drejtuesit e klubit kanë udhëtuar në veri të Katalunisë për të biseduar me Michel rreth të ardhmes së tij, ku është bërë e ditur se i kanë komunikuar atij një ofertë mjaft serioze këtë verë.

Sidoqoftë, Michel tashmë e ka konfirmuar publikisht se do të mbetet pjesë e Gironës edhe sezonin e ardhshëm, që do të thotë se ai me gjasë ka hedhur poshtë ofertën e Chelseat.

Ky raportim tashmë ‘hedh në ujë’ edhe spekulimet e shumta ku thuhej që Michel do të ishte opsioni i parë për Manchester Cityn në rast se Pep Guardiola vendos të largohet.

Ndonëse buxheti i tyre i shpenzimeve është shumë i vogël, Michel me punën e tij ka bërë që Girona pëërveç suksesit, të tërheq edhe shumë tifozë dhe të ngjallë shpirtin sportiv në qytet./Telegrafi/

Read Entire Article