Chelsea kalon në çerekfinale të Carabao Cup, mposht lehtësisht Blackburnin

11 months ago 23

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup, pasi mposhti 2-0 Blackburnin në Stamford Bridge.

Blutë ishin dominues në këtë takim, duke mos lënë kundërshtarin që të rrezikojë kalimin e tyre tutje në kupë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të, kur Benoite Badiashile që u rikthye nga lëndimi pas një mungese të gjatë kaloi Chelsean në epërsi.

BENOIT IS BACK! 🤩 pic.twitter.com/O2Y95ZcvAk

— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 1, 2023

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe një tjetër.

Ishte minuta e 59-të, kur Blutë e shënuan edhe të dytin, me Cole Palmer që asistoi te Raheem Sterling, me këtë të fundit që mposhti me lehtësi portierin kundërshtar.

RAZ DOUBLES OUR LEAD! 🔥 pic.twitter.com/B50X1pOK4S

— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 1, 2023

Chelsea gjatë këtij takimi pati shansin që të thellonte edhe më shumë rezultatin, por Conor Gallagher, Reece James dhe Enzo Fernandez lëshuan disa raste shënimi.

Chelsea pritet që të mësojë kundërshtarin për çerekfinale, ndërsa ndeshjet sa shkojnë e bëhen më të vështira. /Telegrafi/

🚨 GOAL | Sterling extends the advantage. 2-0 Chelsea

Follow @ocontextsoccer pic.twitter.com/TzGpsLGRBB

— VAR Tático (@vartatico) November 1, 2023

🚨 GOAL | Badiashile opens the scoring for Chelsea

Follow @ocontextsoccerpic.twitter.com/i0Rh3crGdD

— VAR Tático (@vartatico) November 1, 2023

Read Entire Article