Chelsea optimist se më në fund do të fitojë para për Romelu Lukakun

11 months ago 34
Reklamë

Chelsea janë optimist se më në fund ata do të jenë në gjendje të largojnë Romelu Lukakun nga radhët e tyre një herë e përgjithmonë.

Belgu ka pasur një start të mirë të karrierës tek Roma, duke shënuar tre gola në katër paraqitje si startues nën urdhrat e Jose Mourinhos. Marrëveshja e Chelseat me klubin italian nuk përfshinë një opsion ose një obligim të blerjes.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë lë gjithashtu hapësirë ​​për manovrim nëse në të ardhmen ka negociata të reja mes palëve.

Klauzola e lirimit të Lukakut është diku në regjionin e 38 milionë eurove.

As Chelsea as Lukaku nuk janë të mendimit që në të ardhmen të bashkëpunojnë përsëri se bashku. Shpresa e drejtuesve të klubit londinez është që Lukaku të vazhdojë formën e mirë në Serie A, në mënyrë që ata të përfitojnë më shumë.

30-vjeçari ka luajtur më herët edhe në kampionatin belg për Anderlecht, ndërsa në Angli përveç Chelseat, ai ka luajtur edhe për West Brom, Everton dhe Manchester United./Telegrafi/

Read Entire Article