Chelsea vëzhgon Edon Zhegrovën për në janar

1 week ago 31
Reklamë

Chelsea po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e Lille, Edon Zhegrova, në afatin e ardhshëm të transferimeve, kjo sipas ‘Fichajes’ në Spanjë.
Klubi i Premier League është impresionuar nga përparimi i lojtarit dhe dëshiron të investojë që tani te sulmuesi i Kosovës. Zhegrova ka luajtur në ekipe si Genk, Basel dhe Lille.

Ai firmosi për klubin nga Ligue 1 në dimrin e vitit 2022 dhe është ende pjesë e këtij klubi. Sulmuesi ka bërë përparim të dukshëm si lojtar dhe është një nga talentet që ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Zhegrova është një lojtar që luan në krahun e djathtë dhe i pëlqen të driblojë nga e majta, duke kërcënuar portën kundërshtare. Ai është një sulmues i shkëlqyer dhe mund të shënojë nga pozicione të ndryshme. Pa topin, ai bën shumë presion dhe ndihmon në detyrat mbrojtëse, janë disa nga lëvdatat e faqes spanjolle.

Read Entire Article