Çifti nga New Yorku kërkonin thesar në liqen, nxorën nga uji kasafortën me 100 mijë dollarë brenda

3 months ago 8
Reklamë

Një çift të apasionuar pas kërkimit të floririt (peshkim me magnet), pretendon se kanë nxjerrë nga një liqen në New York një kasafortë brenda të cilës gjendeshin 100 mijë dollarë

James Kane dhe Barbie Agostini, hodhën litarin me magnet në liqen në parkun Meadow Corona në Queens gjatë të premtes, për ta nxjerrë disa momente më vonë një kasafortë.

Me hapjen e kasafortës, ata thanë se e gjetën të mbushur me tufa kartëmonedhash 100 dollarësh të dëmtuara nga uji, transmeton Telegrafi.

Ata i NY1 se policia u tha se kasaforta nuk ishte e lidhur me ndonjë krim dhe se ata lejoheshin të mbanin paratë. BBC i është drejtuar Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) për koment.

“Kemi gjetur kasaforta tjera më herët dhe kur e gjetëm këtë thash me vete se nuk është e mundur. Pasi e nxorëm kishte thasë të mëdhenj me kartëmonedha 100 dollarëshe, që ishin dëmtuar shumë”, tha Kane.

“Nuk kishte letërnjoftim që të mund të gjejmë personin që i përkisnin paratë apo kasaforta. Kështu policia na tha urime”, tha Agostini. /Telegrafi/

A couple in Queens were stunned to find $100,000 in cash inside an old safe they dredged up while magnet fishing in a NYC lake.

The two anglers, James Kane and Barbie Agostini, used a strong magnet to fish in the water on Friday afternoon. They felt something bulky on the end… pic.twitter.com/JczNL2ngq6

— Evoclique (@Evoclique_) June 2, 2024

Read Entire Article