Cili është mesazhi i vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA?

2 months ago 34
Reklamë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të mbahet Samiti i NATO-s ku shënohet 75 vjetori i kësaj organizate.

“Me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, kam udhëtuar për në Washington D.C., për të marrë pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s, me të cilat shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. NATO është aleanca që na shpëtoi nga shfarosja dhe aleanca me të cilën do të përcaktohet fati i paqes dhe sigurisë për kontinentin tonë e më gjerë”, ka shkruar Osmani.

E këtë vizitë po e quan jetike për Kosovën anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.

Image

Luan Gacaferi

“Vizita e Vjosës në ShBA është dhe mbetet jetike për Kosovën dhe raportet Kosovë - ShBA Vjosa ishte, është dhe mbetet jo vetëm urë lidhëse e marrëdhënieve Kosovë - ShBA por edhe është garanti i marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-ve!”, shprehet Gacaferi për “Bota sot”.

Ai thotë se Vjosa Osmani po jep një mesazh të qartë me vizitën e saj në SHBA në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Vizita e Vjosës në ShBA para samitit të NATO në Washington është jetik për Kosovën, sepse zonja Osmani e dërgon mesazhin e qartë se Kosova është faktor stabiliteti në Ballkan dhe jo vetëm! Sikurse në të njëjtën kohë i bënë me dije shtetet e NATO-së, se Kosova është e rrezikuar nga qëllimet serbo - ruse për të destabilizuar rajonin e kështu të hapet edhe një front tjetër i luftës në jug të Evropës e qe i shkon shumë për shtati Putinit!”, shton Gacaferi.

“Prandaj vizita e zonjës Osmani ka për qëllim sensibilizimin e shteteve të NATO-së, qe rajoni mos të lihet në harresë edhe përkundër shumë problemeve tjera qe ka Evropa dhe ShBA në pjesët tjera të botës dhe në veçanti në Ukrainë”, përfundon për “Bota sot”, anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi.

comment

Read Entire Article