City akord me Rennes për Doku

1 year ago 32
Reklamë
13:21 23/08/2023

Kampionet e Anglisë do të paguajnë 65 mln euro te francezët për kartonin e sulmuesit belg

Mançester Siti ka arritur akordin me klubin e Lig 1 Rene për të nënshkruar me sulmuesin e krahut Zheremi Doku.

Kampionët e Premier Ligës do të paguajnë për kartonin e futbollistit 65 mln euro.

21-vjeçari u bë pjesë e Renes në Tetor 2020 nga ekipi belg i Anderlehtit, duke bërë më shumë se 90 paraqitje për skuadrën franceze në të gjitha garat dhe duke shënuar 12 gola.

Doku gjeti golin për skuadrën franceze në takimin e parë të Lig 1 kundër Metz në nisje të muajit.

Sulmuesi i krahut ka luajtur në 16 takime me përfaqësuesen belge, ndërsa debutoi në 2020. Ai ishte pjesë e kombëtares edhe në botërorin Katar 2022.

Cityzens synojnë që të shtojnë alternativat për ofensivën pas largimit të sulmuesit algjerian Riad Mahrez, ndësa janë në kërkim të titullit të katërt kampion radhazi.

Skuadra e Pep ka fituar dy sfidat e para të Premier Ligës, ndërsa të dielën përballet me Shefild Junajtid.

Ekipi do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Huan-ma Lijo, pasi Guardiola iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në shpinë e do të mungojë për të paktën dy javë deri sa të shërohet.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article