Clippers merr fitoren e tretë në NBA

11 months ago 26
14:40 01/11/2023

Phoenix Suns befasohet në shtëpi nga Spurs, fiton edhe Cavaliers

Los Angeles Clippers konfirmohet kockë e fortë në këtë sezon të NBA. Skuadra kaliforniane nuk hasi aspak vështirësi përballë Orlando Magic, për të triumfuar me 16 pikë diferencë. 118-102 ishte rezultati përfundimtar i përballjes së luajtur në Los Angeles. Në sytë e mbi 14 mijë tifozëve, vendasit dominuan kundërshtarin. Paul George ishte ai që bëri diferencën me 27 pikë, 7 rebaund dhe 7 asiste për ta udhëhequr kështu skuadrën drejt fitores së tretë në katër takimet e para. Kontribut të rëndësishëm dhuruan edhe Westbrook me 18 pikë dhe 17 Hyland dhe Poëell.

Humbje befasuese pësoi Phoenix. Suns u dorëzuan në shtëpi nga San Antonio Spurs, teksa u mposhtën me një pikë diferencë, 115-114. Keldon Johnson më efikasi në fitoren e Spurs, me 27 pikë. Fitorja e dytë për Suns në këtë edicion të NBA, e para në kohën e rregullt. Ndërkaq, Durant nuk mundi të shmang i vetëm humbjen e dytë të Phoenix.

Tek fitorja u rikthye edhe New York Knicks. Dominimi i tyre ishte i dukshëm në triumfin 109-91 ndaj Cleveland Cavaliers. Mitchell ishte më i miri në parket, gjithsesi 26 pikët e tij nuk shmangën humbjen e Cavaliers. Për Knick u dalluan Brunson dhe Randle të cilët shënuan në total 38 pikë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article