“Çmendet” presidenti i skuadrës turke, i nxin syrin arbitrit (Video)

10 months ago 26
22:20 11/12/2023

Futbolli njeh tre rezultate: Fitore, barazim dhe humbje. Por duket se një President i një ekipi futbolli në Turqi nuk mendon për asgjë tjetër përveç fitores.

Bëhet fjalë për Faruk Koca-n, presidentin e Ankaragücü. Pas përfundimit të ndeshjes barazim 1-1 me Rizespor, duket se nuk i ka pëlqyer gjykimi nga arbitri Umut Meler.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video teksa ai vrapon i inatosur dhe godet arbitrin Umut Meler. Këtij të fundit i duken qartë pasojat teksa syri i është nxirë si pasojë e grushtit.

Ankaragücü president runs onto the field after the Rizespor game and punches referee Umut Meler in the face pic.twitter.com/eoyHm98NO6

— Turkish Football (@Turkish_Futbol1) December 11, 2023

Atje ndërhynë lojtarë të tjerë, trajnerët dhe sigurimi që ndaluan sulmin e mëtejshëm mbi Meler. Ky i fundit u shtri në fushë duke mbuluar kokën me duar për të mos pësuar të tjera dëmtime.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se Koca ndodhet në spital tashmë ku ruhet me forca sigurie. Pas procedurave mjekësore ai do të shoqërohet në polici.

Koca është i njohur në Turqi pasi ka shërbyer edhe si politikan./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article