Çmenduri në Francës, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

11 months ago 32
Reklamë

Portieri i skuadrës nga divizioni të tretë francez, Avranches, Anthony Beuve, 35-vjeçar u bë hit në rrjetet sociale pasi priti një penallti në minutën e 90-të dhe më pas shënoi gol për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij.

Avranches barazoi ndaj GOAL FC me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në divizion e tretë francez.

Megjithatë, më meritoi ishte portieri i skuadrës vendasve, Beuve, i cili ia siguroi një pikë ekipit të tij.

Drama e parë ndodhi në momentet e fundit të ndeshjes kur u akordua një penallti për mysafirët dhe Beuve lexoi se çfarë do të bënte lojtari kundërshtar dhe arriti t’ia kap topin.

Last night in the French third division, Avranches goalkeeper Anthony Beuve became a heropic.twitter.com/6U7xA78Qmr

— COPA90 (@Copa90) September 30, 2023

Në aksionin e radhës, ai u fut në zonën penalltisë së kundërshtarit, u hodh lart dhe tundi rrjetën me kokë për barazimin 1:1.

Pas golit ishte një festë e papërshkrueshme nga portieri 35-vjeçar dhe ekipi Avranches.

Në karrierën e tij, Beuve mbrojti për tre klube, Rodez, Cannes dhe Avranches, ku luan që nga viti 2014. Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij 150 mijë euro. /Telegrafi/

INCROYABLE ! Anthony Beuve, le gardien d’Avranches, égalise dans le temps additionnel en National ! 😱🧤

🎥 @NationalFFF pic.twitter.com/8iVluo2YJ7

— Actu Foot (@ActuFoot_) September 29, 2023

Read Entire Article