‘Çmenduria’ e Angel di Marias: Shënon gol nga korneri

10 months ago 22

 Shënon gol nga korneri

Benfica kaloi në epërsi 1-0 ndaj Salzburgut në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve me golin e Angel Di Marias që realizoi në minutën e 32-të.

Sulmuesi argjentinas shënoi në mënyrë mahnitëse për të kaluar skuadrën e tij në avantazh direkt nga këndi.

Topi fluturoi mbi të gjithë në zonën e rreptësisë dhe portieri vendas Alexander Schlager reagoi keq. Ai nuk ia doli mirë përballë goditjes së argjentinasit.

Salzburgu dhe Benfica po luftojnë për vendin e tretë në grup dhe kualifikimin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Straight corner goal by Di Maria 🔥pic.twitter.com/0RtXjIe7gN

— Sergio ⭐ (@sergio_de_ennin) December 12, 2023

Read Entire Article