“Çmime të larta”, Berisha: Zgjidhja e vetme minimumi jetik 200 Euro për person

1 year ago 47
Reklamë
12:23 18/09/2023

Kryedemokrati, Sali Berisha në një deklaratë për mediat thotë se shqiptarët çdo muaj përballen me rritje çmimesh, 7 për qind më të shtrenjtat se në mesataren e BE-së.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha thotë se ka vetëm një zgjidhje, vendosjen e minimumit jetik, për të cilin PD-ja ka dorëzuar projektligjin në Parlament prej muajsh.

Sali Berisha: Sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katërt anët e vendit. Shqiptarët, çdo muaj, përballen me rritje çmimesh, ushqimet sot në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, janë përafërsisht sa në Gjermani dhe janë 7 përqind më të shtrenjta se në mesataren e vendeve të BE. Rritja e çmimit të ushqimeve, sipas statistikave zyrtare, është 11.5 përqind, sipas statistikave reale është 13.5 përqind dhe kjo godet në mënyrën më të egër pensionistët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Këto çmime, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, e bëjnë jetën në Shqipëri të papërballueshme.

Unë mund t’u them se 48 përqind e totalit të pensionistëve shqiptarë, janë me pagesa të pjesshme. Kështu, në vitin 2022, nga 481.420 përfitues të pensionit të pleqërisë, 231.722 prej tyre janë me pagesë të pjesshme. Vendimi i qeverisë për të sjellë ligjin në parlament për indeksimin e pensioneve në masën 8 përqind është absolutisht një hipokrizi në sensin që nuk indekson as inflacionin. Kjo përqindje është 3 përqind më e ulët sesa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind e ulët sesa vlera reale e inflacionit

Ka vetëm një zgjidhje emergjente dhe ajo është vendosja e minimumit jetik 200 Euro dhe kjo është e nevojshme për të gjithë shqiptarët. Përgjigja e situatës alarmante të krijuar me rritjen e çmimeve të produkteve bazë. PD ka dorëzuar në parlament prej disa muajsh, ligjin për minimumion jetik. Ajo dtë bëjë të gjitha përpjekjet për votimin e këtij ligji që është i përballueshëm plotësisht. Qytetarëve ju bëj thirrje që të ju bëjnë presion deputetëve të votojnë ligjin për minimumin jetik./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article