Cntraveler rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen vizituar në vitin 2023

10 months ago 12

Cntraveler, një revistë shumë e njohur për sa i përket udhëtimeve ka renditur edhe Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar me patjetër në Evropë në vitin 2024.

Përzgjedhja e vendeve evropiane u bë në kuadër të sugjerimeve të ekspertëve që posedon revista, transmeton Telegrafi.

Kosova, sipas Cntraveler përshkruhet si një vend me male të mrekullueshme, me zona baritore dhe një vend me mikpritje të ngrohtë; një kombinim ideal për ecje shumëditore dhe me shëtitje me biçikletë, shkruan gazeta.

Artikulli thekson rrugën e ardhshme të çiklizmit Trans Dinarica, e cila pritet të hapet në vitin 2024 dhe do të lidhë destinacione të ndryshme të bukura në Kosovë. Në tekst, jepet një përshkrim i shkurtër i kësaj rruge dhe të destinacioneve të përfshira.

Teksti gjithashtu përmend ushqimin tradicional shqiptar, flijën si një pjatë që duhet provuar nga të gjithë vizitorët.

Nuk është hera e parë që Kosova përfshihet në listat e vendeve të rekomanduara për vizitë, pasi mediume të tjera, si The Guardian, kanë promovuar Kosovën si destinacionin e ardhshëm për turistët.

Cntraveler, sugjeroi edhe një mori vendesh të tjera që duhen vizituar në Evropë për vitin 2023, duke përfshirë disa qytete specifike në Spanjë, Greqi, Portugali, Norvegji, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/

Read Entire Article