Courtois tallet me Chelsea-n: “Kanë bërë një gabim shumë të madh”

11 months ago 38
Reklamë

Në një intervistë të dhënë për Defensa Central, portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, aktualisht i ndalur për shkak të një dëmtimi serioz, ka shpjeguar se Los Blancos nuk mund të kishin zgjedhur një zëvendësues më të mirë për të.

Me pak fjalë, Courtois mund të rikuperojë qetësisht nga dëmtimi dhe nuk ka nevojë që të nxitojë. Kjo sepse Kepa Arrizabalaga, i huazuar nga Chelsea këtë verë, po paraqitet shumë mirë.

Real-i e mori me nxitim pas dëmtimit të belgut dhe zgjedhja e madrilenëve ka qenë shumë e goditur, siç ka shpjeguar Courtois:

“Mendoj se Chelsea ka bërë një gabim duke na dhuruar këtë djalosh të jashtëzakonshëm. Ky është një portier shumë i fortë. Natyrisht një nga 5 portierët më të mirë në botë”.

Një vlerësim shumë i mirë për kolegun spanjoll, i cili ka pësuar 5 gola në 6 ndeshje. Real-i do të kthehet në fushë pasditen e sotme për ndeshjen kundër surprizës Girona, një sfidë e vlefshme për kreun e renditjes.

Read Entire Article