CR7 dhe legjenda e tij e pafund

11 months ago 41
Reklamë
23:05 30/09/2023

Statistika me dy shifra për të 18-in vit radhazi

Edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se ka ende energji dhe dëshirë për të qënë ndër futbollistët më të mirë në botë. Kur të gjithë mendojnë se do të jetojë një ‘pension’ të artë, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se jo, se nuk do të tërhiqet dhe se do të vazhdojë të shënojë gola.

Në fitoren e djeshme për skuadrën e tij, Al-Nassr, Cristiano Ronaldo shënoi sërish. Konkretisht me penalltinë me të cilën i dha fitoren klubit të tij. Një gol që përfaqëson dyshifra për yllin portugez për të 18-in sezon radhazi në Liga.

Mançesteri, Madridi, Torino, Mançesteri sërish dhe tani Arabia Saudite kanë arsye të krenohen për një lojtar legjendar. I lindur për të garuar dhe që refuzon që muzgu i futbollit t’i afrohet. Cristiano vazhdon të japë mësime dhe frymëzim për të gjithë që e rrethojnë dhe njëkohësisht vazhdon të ndjekë rekorde. Një legjendë e vërtetë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article