CR7: Liga Saudite më e mirë se Ligue 1

8 months ago 27
Reklamë
23:21 19/01/2024

Ylli portugez mendon se kampionati arab është më konkurrues, i kënaqur me transferimin te Al-Nassr Cristiano Ronaldo mendon se Liga Profesioniste Saudite është më e fortë se Ligue 1 në Francë.

Ylli portugez firmosi për Al-Nassr në janarin e 2023-it, e pas tij në Arabinë Saudite u transferuan edhe emra të tjerë të njohur si Mane, Benzema, Kante, Fabinho, Saint-Maximin, Mendy dhe Koulibaly.

Kalimi i tij në Ligën Profesioniste  Saudite shkaktoi shumë befasi anembanë botës.

Në ceremoninë e çmimeve “Globe Soccer”, futbollisti u shpreh se kishte  bërë mirë që ishte transferuar tek Al Nasr nga ana profesionale si edhe për zhvillimin e futbollit saudit.

“Që të jem i sinqertë, mendoj se Liga Saudite nuk është më e dobët se sa liga franceze. Në Ligue 1, mendoj se janë dy, tre ekipe në një nivel të mirë. Kampionati arab mendoj se është më konkurrues. Le të thonë çfarë të duan! Është vetëm mendimi im dhe po luaj prej një viti në Arabi, kështu që e di se për çfarë po flas! Por unë mendoj se tani jemi më mirë se Ligue 1. E po përmirësohemi!

Futbollisti tha se ai ndihej shumë mirë që ia kishte dalë pavarësith vështirësive.

“Mund ta shihni këtë vit që kam bërë një sezon fantastik! Kam qenë golashënuesi më i mire! Kam mundur luanët e rinj si Erling Haaland për shembull, me gola të shënuar. Kështu që jam krenar! Së shpejti bëj 39 vjeç dhe ende po ndihem mirë, kështu që jam krenar!”

Portugezi fitoi tri çmime, ndërsa Erling Haaland u kurorëzua si “Futbollisti më i mirë për meshkuj”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article