CR7 shkon në 1200 ndeshje si profesionist

10 months ago 22
14:39 09/12/2023

Ylli portugez shënon gol dhe jep assist në fitoren e Al-Nassr kundër Al-Riyadh

Ndeshja e 1200 si profesionist për Cristiano Ronaldo-n u festua me klas. Ylli portugez realizoi një gol dhe dha një asist duke kontribuuar në fitoren e skaudrës së tij Al-Nassr me rezultatin 4-1 kundër Al-Riyadh.

Sulmuesi 38 vjeçar iu afrua edhe më shumë rekordit të Peter Shilton, i cili kryeson listën e futbollistëve me më shumë ndeshje zyrtare.

Në sfidën e Ligës Profesioniste Saudite, 38 vjeçari gjeti golin pas një krosimi të Sadio Mane në pjesën e parë. 16 gola për të në 16 takime, ndërsa kryeson listën e golashënuesve në kampionat.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, sulmuesi 38 vjeçar dha një asist, që u kthye në gol nga Otavio.

Dy golat e tjerë për Al Nassr i shënoi Talisca në pjesën e dytë të ndeshjes.

Me fitoren e arritur, Al Nasr shkon në kuotën e 37 pikëve në vend të dytë, pas Al-Hilal që kryeson me 44.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article