Cricket nderohet me çmimin “Producenti i vitit” nga Glam Radio

9 months ago 41

Një tjetër arritje e rëndësishme ka shënuar karrierën e producentit të njohur muzikor Cricket, emri i vërtetë i të cilit Donat Prelvukaj.

Ai është shpallur si “Producenti i Vitit” nga Glam Radio, duke u vlerësuar për kontributin dhe inovacionin që ka sjellë në industrinë muzikore.

Cricket bëri të ditur lajmin e këndshëm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë emocionet dhe mirënjohjen e tij me të gjithë ndjekësit dhe fansat.

Foto: Cricket/Instagram

“Ky vit po përfundon me një çmim që nuk e kam pritë. Dhuratë tepër vlerësuese për punën dhe mundin që më ka përcjellë përgjatë vitit. Faleminderit shumë Glam Radio për vlerësimin! Ndjehem i vlerësuar dhe i nderuar me këtë vlerësim. Uroj që puna, muzika dhe vepra ime të jetë frymëzim për të tjerët për të ndjekur ëndrrat. Faleminderit të gjithë juve që jeni përkrahës të krijimtarisë sime!”, shkroi Cricket në postimin e tij.

Ky njoftim vjen si kulmi i një viti të mbushur me sukses për Cricketin, i cili punon me një sërë emrash të njohur të estradës.

Foto: Cricket/Instagram

Familjam kolegët dhe fansat i janë përgjigjur postimit të tij me urime dhe komente mbështetëse, duke treguar se Cricket është një figurë e dashur dhe e respektuar në rrethin shoqëror. /Telegrafi/

Read Entire Article