Çuçi e thotë me bindje: Nuk do ndërpritet më puna në Parlament!

11 months ago 21
18:57 30/10/2023

Seancat e fundit parlamentare janë shoqëruar me debate të shumta të cilat sot kulmuan me përplasje fizike. Në kushte të tilla, ku dy partitë më të mëdha në vend nuk gjejnë gjuhën e dialogut, duket e vështirë që seancat e ardhshme të kenë diskutime konstruktive.


Pikërisht për atë që pritet të ndodhë në Kuvend në javët vijuese, foli dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi. Ai u shpreh se nuk do të ndërpritet më puna e Parlamentit.

“Nuk do ndodhë më që të ndërpresë punën Parlamenti. Një seancë ishte, dhe ajo në mirëbesim, sa dolëm ne që u lamë sallën, zaptuan platformën e qeverisë. Garda duhet të garantojë mbarëvajtjen e seancës plenare, nuk është detyrë e grupit parlamentar. Seanca të tilla i provokojnë kolegët e opozitës.”

Sipas Çuçit, tensionet e kësaj të Hëne në sallë ishin ‘pasqyrim’ i krizës së Partisë Demokratike, për të cilën shton se nuk e ka fajin mazhoranca.

“Nuk është faji jonë që opozita është në krizë dhe nuk jemi ne në asnjë ëndërr të keqe shkaktarët. Mazhoranca është solide, kjo krizë ka sjellë situata të kësaj natyre, kjo situatë është pasqyrim i krizës që ka opozita. Mos harroni se i kemi fituar ne zgjedhjet, dhe jemi zgjedhur ne për të qeverisur. Ne do vazhdojmë punën tonë, ne s’kemi probleme me opozitën. Jo që se kemi shkaktuar krizën, por as mos prisni që ne ta bashkojmë! “

Ndërsa për Komisionin e Reformës Zgjedhore u shpreh: Nuk është në tagerin tonë të zgjedhin ne ae kush bën pjesë në një komision parlamentar, ka ligje Shqipëria. Nuk është e shkruar askund që jemi të detyruar të pranojmë propozimet e njërës palë për të hyrë në negociatë, është në të mirën e shqiptarëve, nuk shohim interesat. Reforma Zgjedhore nuk është çështje proceduriale, por politike./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article