Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, kërkon pjesëmarrje aktive të deputetëve dhe debate cilësore

9 months ago 11
10:57 15/01/2024

Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit sot në orën 17:00, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi ka mbledhur deputetët. Në fjalën e mbajtur para tyre, ai ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar parlamentar të cilin e ka cilësuar si atipik për shkak të qëndrimit të opozitës.

Çuçi tha se ndryshimet në rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cënuar kuorumin dhe votimet e ligjeve. Më tej kreu i grupit të PS kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.

“Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE”, tha Çuçi para deputetëve të PS.

Në seancën e sotme parlamentare pritet që Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit për ndryshimet në qeveri me 2 emra të rinj që janë propozuar nga Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article